KQZ nis testimin e pajisjeve të identifikimit



KQZ nis testimin e pajisjeve të identifikimit

16:20 16/04/2021

Celibashi: Votimi elektronik është i sigurtë

Zgjedhjet e 25 Prillit përbëjnë një risi sa i përket përdorimit të teknologjisë. Krahas procesit pilot të votimit dhe numërimit elektronik që do zbatohet në njësinë 10 në kryeqytet, në këto votime për herë të parë zgjedhësit në të gjithë vendin do të identifikohen nëpërmjet aparaturave. Për të shmangur çdo të papritur ditën e zgjedhjeve, KQZ ka nisur testimin e pajisjeve të identifikimit.

Celibashi siguroi se votimi elektronik në njësinë Nr 10 është plotësisht i sigurtë, duke mohuar akuzat e presidentit Ilir Meta për manipulime.

Celibashi sqaroi se në rast se pajisja e votimit nuk do të funksionojë, kontrata e parashikon zëvendësimin saj brenda 2 orëve. Ndërkohë që bën me dije se janë printuar fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Tv Klan







Të ngjashme