Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj, tha se në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit votuan mbi 770 mijë qytetarë.

Sipas të dhënave që qendrat e votimit nisën, totali është  771 863 votues, e thënë ndryshe në përqindje 21,6 %.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, Hoxhaj tha se numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë e votimit nga të gjitha qendrat e votimit të zonës.

KQZ informon se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimeve. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimeve, ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të votimeve dhe materialeve zgjedhore për në vendnumërimet e votave./tvklan.al