Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mazhoranca socialiste ka parnuar sot parimin e paritetit në përfaqësimin e pozitës dhe opozitës në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore zonale. Në këto komisione opozita dhe pozita do të përfaqësohen përkatësisht me tre anëtarë ndërsa kryetarin do ta zgjedh Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ky kompromis i pjesshëm prej njërit prej neneve të projektkodit të ri elektoral është arritur pas takimit të kryesocialistit Nano në selinë e partisë me anëtarët socialist të komisionit parlamentar të ligjeve. Pas kësaj janë takuar kokë më kokë kryeparlamentari socialist Gramoz Ruçi dhe ai democrat Jemin Gjana.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka ndërprerë punën pasi socialistët e kanë diskutuar projektkodin e ri elektoral dhe lëshimet ndaj opozitës në mbledhjen e grupit parlamentar. Përsa i përketë përbërjes së KQZ socialistët duke interpretuar Kushtetutën do të tolerojnë deri në raportin tre përfaqësues të opozitës dhe katër përfaqësues të koalicionit qeveritarë. Nesër ky projektkod do të diskutohet në parlament./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame