4 parti do përfitojnë për çdo votë 85 Lekë, buxheti për zgjedhje 130 milionë Lekë

Vota e çdo shqiptari të dhënë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit vlen vetëm 85 Lekë të reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë bilancin e buxhetit që do ti akordohet partive në zgjedhje për çdo votë të fituar.

Nga ky buxhet do të përfitojnë ato subjekte që kanë siguruar jo më pak se 1% të votave në rang vendi.

Vlera e çdo vote përllogaritet nga fondi total i alokuar nga buxheti i shtetit për partitë në zgjedhje në pjesëtim për numrin total të votave të vlefshme për subjektet.

Fondi i miratuar për zgjedhjet e 25 Prillit për partitë politike ishte 130 milionë Lekë të reja, ndërsa numri i votave të vlefshme është 1 533 334 në të gjithë vendin.  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të miratojë projektvendimin, ditën e hënë në dt 19 korrik.

Klan News