Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të refuzojë kandidimin e kreut të Omonias, Fredin Bejlerit, në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.

Kjo për shkak se Bejleri rezulton i dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Vlorës në 2006 për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”.

Ky vendim është lënë në fuqi prej Gjykatës së Apelit Vlorë dhe asaj të Lartë.

I menjëhershëm ishte reagimi i Athinës, e cila thotë se

“vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues”.

“Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore”

, theksohet në deklaratë.

Tv Klan