Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot regjistrimin në zgjedhjet e 30 Qershorit të Partisë “Bindja Demokratike”, të Astrit Patozit.

Me 4 vota pro dhe 1 kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, kjo forcë hyn tashmë zyrtarisht në garën elektorale.

Bindja Demokratike u regjistrua 2 ditë më parë edhe në gjykatë, pasi paraqiti 4 mijë firma, si dhe mbështetjen e deputetit të ri, Andi Përmeti.

Gjithashtu KQZ sot i dha sot mandatin e deputetit kandidatit të LSI në qarkun e Beratit, Klajdi Qama.

Tv Klan