Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e zhvilluar sot ka marrë disa vendime lidhur me procesin zgjedhor të 25 Prillit 2021.

Në një njoftim për mediat nga KQZ bëhet me dije se është caktuar Zona e Administrimit Zgjedhor NR. 40, në Bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e cvotimit dhe numërimit elektronik të votave.

Po ashtu është regjistruar dhe koalicioni i Partisë Demokratike me partitë opozita, të cilët do të garojnë në një listë në 25 Prill. Po ashtu është regjistruar dhe koalicioni “Aleanca”, i cili në fletën e votimit do të identifikohet me shkronjat nistore “AL”.

Të miratojë vëzhguesit afatgjatë të shoqatës “Për gratë dhe fëmijët” dhe të organizatës “Qëndresa qytetare” për vëzhgimin e zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021; Pranimin e kërkesës së Nismës Ligjvënëse të Zgjedhësve Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve për projektligjin “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”, janë vendimet e tjera të marra sot nga KQZ./tvklan.al