KQZ rrëzon Bindjen Demokratike

KQZ rrëzon Bindjen Demokratike

15:44 10/07/2019

Bindja Demokratike nuk arriti të bindë Komisionin Qendror

të Zgjedhjeve me provat e sjella për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve

lokale të 30 qershorit në 41 bashki.

Përfaqësuesi ligjor Fabian Topollaj kërkoi hapjen e kutive

të votimit në bashkitë ku Bindja Demokratike kishte dyshime se kanë votuar më

shumë shqiptarë nga sa ishin të pranishëm ditën e zgjedhjeve.

Duhen bërë verifikime në sistemin TIMS, ka shqiptarë që

nuk kanë qenë fare në atdhe, dhe ndërkohë rezultojnë të jenë votues më 30

qershor.”

Për socialistët asnjë material i sjellë nga Bindja

demokratike nuk përbën fakt për hapjen e kutive të votimit.

 “Para se të

kërkoni hapjen e kutive zgjedhore, na tregoni ku kanë bërë ankim në qendrat e

votimit vëzhguesit e bindjes. Mbasi të marrim këtë dokument ë është e mundshme

të bëhet nga vëzhguesi, atëherë do të shkojmë tek kutitë, tek lista dhe

materialet zgjedhore. Duhen fakte, shënime që lihen në proces, për të shkuar më

tej deri tek hapja e kutive.

 “Gjetjet e

vëzhguesve tanë janë bërë pas mbylljeve të kutive të votimit. Kur është

shpallur rezultati në ato qendra votimi, ata kanë konstatuar që ka pasur më

shumë vota sesa votues. Kur ta bënin ankimimin ata.”

Kundër këtij pretendimi ishin edhe 4 anëtarët e mzhorancës

në KQZ.

“Provë jo e jo që su paraqit po as indicie në mënyrë të

qëllimshme në të gjitha KZAZ.

Ndryshe nga kolegët e tij, kryetari Klement Zguri propozoi bërjen e një sondazhi në disa qendra votimi për të parë nëse qëndrojnë pretendimet e Bindjes Demokratike, por kjo kërkesë e tij u rrëzua me shumicë votash.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT