Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, në mesin e të cilëve është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Yll Buleshkaj nga kjo zyre tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se të gjitha partitë politike i kanë plotësuar kushtet për certifikim, por se kanë paqartësi në nenin 29.

“Të gjitha subjeket i kanë plotësuar kushtet për certifikim. Pra, kemi rekomanduar certifikimin e tyre ashtu siç kanë aplikuar. i plotësojnë të gjitha kushtet nga neni 29. Qasja jonë është e gjithëpërfshirjes sepse s’kemi kapacitet që t’i vlerësojmë saktë. Si Zyrë kurdo që hamendësohemi për një cështje, sidomos për një të drjetë bazike të kandidimit, më shumë jemi për gjithëpërfshirje, para largimit. Për Zyrën të gjithë i kanë plotëusr kushtet dherekomandimi është i qartë”.

“Zyra e ka një kompetencë të caktuar. Unë kam dhënë rekomandim për zëvendësim që ndonjëra parti e ka bërë, ndonjëra s’e ka bërë. S’mund të them që të largohen disa kandidatë pa qenë i sigurt juridikisht”, tha ai./klankosova