Votuan 50,57% të numrit të përgjithshëm të shtetasve të regjistruar. Votuan pro Kushtetutës 879 mijë e 488 votues ose 93,5% e tyre. Komisioni Qëndror i Votimeve shpalli të miratuar me referendumin e 22 Nëntorit 1998 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Ky është rezultati përfundimtar i referendumit të Kushtetutës i publikuar sot para gazetarëve. Kryetari i Komisionit Qëndror të Votimeve Daver Cano ia ka përcjellë sot paradite këtë rezultat presidentit Mejdani i cili nesër do të vendosë firmën e tij mbi Kushtetutën e re shqiptare./tvklan.al