Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin e votimit me një orë, nga ora 19:00 në orën 20:00, kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi e ka interpretuar si “shenjë paniku”.

“E shtynë humbjen dhe një orë.

E shtynë votimin dhe një orë megjithëse qendrat e votimit sidomos ne Tiranë janë bosh. Shenjë paniku. Prapë do humbin”, tha Blushi me një postim në Facebook.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj tha se vendimi  për shtyrjen e afatit të votimit ishte marrë me 6 vota pro dhe 1 kundër.

Shkaku kryesor i shtyrjes ka qenë pjesëmarrja e ulët në votime, e cila arsyetohet me të nxehtin e madh dhe me festën e Bajramit./tvklan.al