Dy kandidatë të tjerë në listat pasuese pranojnë mandatin e deputetit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit Andi Përmeti, i 12 në listën e qarkut të Korçës nga Partia Demokratike dhe Eugen Bojaxhi, i 6 në listën e qarkut të Beratit nga LSI.

Në mbledhjen e sotme, KQZ u dha mandatin e deputetit  edhe dy kandidatëve të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, qarku Korçë, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi nga lista shumëemërore e PD në qrakun e Dibrës.

Ndërkohë që dy ditë pas regjistrimit në PS në KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit, është regjistruar edhe Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit.

Po ashtu, KQZ vendosi të emërojë kryesisht në detyrën e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-së për plotësim të vakancave të KZAZ-ve, shtetasit sipas rezultatit të shortit të hedhur në mbledhje. Si dhe KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 Qershor 2019.

Tv Klan