Prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, kryebashkiaku i zgjedhur në 30 Qershor është subjekt i ligjit të dekriminalizmit pasi në formularin e vetëdeklarimit nuk ka përmendur ndalimin në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikuara.

Vetë Kajmaku i ka dërguar një letër KQZ-së ku shprehet se nuk ka qenë në dijeni të procesit të zhvilluar në mungesë të tij në Greqi. 

Në krahun tjetër, Partia Demokratike thotë se ai duhet të ishte shkarkuar menjëherë nga kryeministri Rama sapo prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.

Tv Klan