Pas Kukësit edhe KZAZ-ja e Pogradecit u zhvendos nga ambientet publike në pronësi të bashkisë së këtij qyteti në një palestër private. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve erdhi pas përplasjeve të ndodhura në bashkitë që drejtohen nga opozita, ku javën e fundit u shënuan jo pak incidente.

Të shtunën KQZ-ja do ta marrë në dorëzim rreth 2000 qendra votimi dhe nëse do të ketë rezistencë nga pushteti lokal  nënkryetari Denar Biba tha se do të kërkohet ndihma e policisë.

Por bashkitë e drejtuara nga opozita janë të vendosura për të zbatuar dekretin e Presidentit, duke mos e njohur 30 Qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ato kërkojnë lirimin e çdo ambienti për aktivitetet e qytetarëve nga 27 Qershori deri në Korrik, në të kundërt materialet e paligjshme të KQZ-së do të asgjësohen.

Ndërkohë që përplasjet vijojnë, KQZ nisi shpërndarjen e fletëve të votimit në qarkun e Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Tv Klan