Pas përplasjeve të ndodhura në Vaun e Dejës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të zhvendosë në një ambient privat KZAZ nr.6.

Vendimi u mor me 4 vota pro dhe 1 kundër. Për të shmangur përplasje në ato bashki që drejtohen nga opozita më herët KQZ-ja ka shpërngulur në ambiente private edhe KZAZ-në e Kukësit dhe atë të Pogradecit.

Tv Klan