Në Komisionin Qëndror të Votimeve për Bashkinë e Tiranës, sot rreth mesditës ishin dorëzuar pjesa më e madhe e materialeve përkatëse si procesverbalet, listat e votueve dhe vulat.

Nga 318 qendra votimi, sipas një prej anëtarëve të komisonit, kanë mbetur pa paraqitur për dorëzim rreth kësaj ore 40 qendra votimi të cilat priten që të vijnë para orës 18:00. Në këtë orë mbaron dhe afati përfundimtar i sjelljes së materialeve për në qendër. Anëtarët e komisionit kanë konfirmuar se rreth punës së sotme ka patur kryesisht probleme teknike dhe parregullsi të po kësaj natyre por që janë zgjidhur dhe pasqyruar në dokumentet përkatëse.

Në këtë komision nuk ka patur asnjë shqetësim përsa i përket rendit publik. Forcat speciale dhe ato të Rendit Publik, kanë garantuar një zhvillim mëse normal të punës në dorëzimin e dokumentave nga qëndrat e votimit për kryeqytetin./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili