“Vazhdojmë hetimet për inceneratorët”

Krerët e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit prej një jave po priten në Ëashington nga përfaqësues të DASH, FBI dhe DEA-s.

Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës pohon se arsyeja e këtyre takimeve lidhen veç të tjerash dhe me një raportim të ecurisë së punës për hetimin dhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion apo shpërdorim detyre, sa kohë që SHBA janë një nga financuesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi.

I pyetur nëse SPAK-u po heton dhe për personat e shpallur “non grata” nga DASH, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, Kraja zgjodhi të mos flasë hapur.

Kraja foli dhe për çështjen e inceneratorëve, për të cilat pohon se janë tre dosje të ndryshe përfshirë dhe atë të Tiranës ku po vazhdon hetimi.

Edhe për dosjen tjetër atë të koncesioneve në mjekësi, Kraja sqaron se vazhdojnë hetimet.

Akuzave të politikës në adresë të institucionit që drejton i cilëson normale, por që siguron që nuk ndikojnë në punën e prokurorëve të SPAK-ut. Kraja pranon se është shqetësues fenomeni i pastrimit të parave të krimit.

Tv Klan