Kreu i AMA-s vlerëson aksionin e policisë në Tiranë
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka vlerësuar aksionin më të fundit të zhvilluar në Tiranë në goditjen e piraterisë që çoi në kapjen e disa personave dhe sekuestrimin e 200 dekoderave.
“Falenderime për reagimin e shpejtë, profesional dhe operacionin e suksesshëm të kryer nga Policia e Shtetit, falë të cilit shkelës të ligjit, vjedhës të të drejtave të transmetimit, përfunduan para drejtësisë. AMA ka bashkëpunuar me forcat e rendit duke dhënë kontribut në gjurmimin e shkelësve të ndaluar në këtë operacion. Ne nuk do të reshtim luftën kundër piraterisë dhe e vlerësojmë shumë të çmuar punën e përbashkët me institucionet e tjera ligjzbatuese”.
Tv Klan