Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit është duke pritur Vetëvendosjen si parti e parë që të formojë qeverinë.
Në të kundërtën kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se janë të gatshëm t’i sigurojnë numrat për formimin e qeverisë.
“Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurtit, si i pari në këto zgjedhje, me na ftuar neve për me mandatu. Ne e kemi të mandatuar Bedri Hamzen. Jam i bindur që është përtej një figure partiake politike, një figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike.”, u shpreh Memli Krasniqi, kryetar i PDK.
Ai derisa hynte në Kuvendin e Kosovës, është pyetur edhe sa i përket pozitës së Presidentes.
“Është shumë herët me fol për Presidente. 11 muaj mandat i kanë mbet Presidentes aktuale”, tha Krasniqi.
E kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ende nuk kanë arritur në atë pikë që të diskutojnë me opozitën për formimin e qeverisë. Sipas tij fillimisht i takon partisë fituese të formojë qeverinë.
“Vetëvendosje ka konfirmuar se i mungojnë edhe 2 vota për formimin e qeverisë derisa LDK-ja kishte refuzuar ftesën e Vetëvendosjes për konsultime për ndonjë koalicion të mundshëm. Seanca Konstituive e Kuvendit pritet të mbahet më 15 prill.”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.
Tv Klan