Bankat me konservatore në 3 muajt e parë, më shume hua për industrinë

Kredia për ekonominë është rritur në tremujorin e parë të vitit, por vetëm për segmentin e biznesit të madh dhe blerjet e shtëpive, ndërsa bankat janë treguar konservatore me sektorë të veçantë duke iu përshtatur situatës së pasigurive të pandemisë, por dhe atyre politike, për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Norma e rritjes së kredisë për bizneset e vogla dhe të mesme është 5%, më e ulëta në vitet e fundit, ndërsa për ndërmarrjet e mëdha kredia u rrit me 11%. Sipas raportit “Tendencat në kreditim” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, bankat kanë kredituar industrinë dhe ndërtimin, por kanë ulur kredinë për tregtinë, shërbimet dhe bujqësinë.

“Vihet re tkurrje e peshës së kredisë për sektorin e tregtisë, shërbimeve dhe bujqësisë, respektivisht në 44%, 14% dhe 1.2%, të kredisë totale për biznese.”

Në pjesën e parë të këtij viti edhe interesat kanë reflektuar një rritje në 5.8% nga 5.6 dhe 5.3% që ishin dy tremujorë më parë. Nga ana tjetër huaja e dhënë për individët është lehtësuar, e cila është reflektuar edhe në ulje të normave të interesave, ndërsa nuk ka patur kërkesë për të lartë për kredi konsumatore. 70% e kredisë për familjet është hipotekare e përqendruar kryesisht në blerjen e banesave.

Tv Klan