Kreditë e këqija vazhdojne trendin rritës për të tretin muaj me radhë gjatë këtij viti .

Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Shoqata e Bankave për muajin Mars, tregojnë  se kreditë me probleme arritën në  19.3% të totalit nga  18.9 për qind, që ishin në muajin Shkurt.

Kjo ecuri e kredive të këqija, përmbys ecurinë positive që nisi vitin e kaluar për të ulur nivelin e lartë të kredive me problem.

Edhe pse Banka e Shqipërisë së bashku me institucione të tjera kanë nisur një plan ndërministerial për të ulur kreditë me problem, ka tre muaj ky regues po performon negativisht.

Në detajimin e publikuar nga Shoqata e Bankave për kategoritë e kredive thuhet se në Mars rritje  me afro  1.6 miliardë shënuan huatë nënstandarde  nga 91 deri në 180 ditë vonesë  dhe ato të dyshimta nga 181 ditë në 365 ditë vonesë.

Sipas të dhënave nga bankat e nivelit te dyte, totali i kredive me probleme zotërohet nga afro 35 kompani të mëdha në vend, të cilat kanë marrë hua nga bankat dhe nuk i kanë shlyer.

Tv Klan