Kreditë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët të 5 viteve të fundit. Në Dhjetor të 2018-ës, stoku i tyre zbriti në 11. 1% nga 1 e katërta e totalit të portofolit të  kredive që ishte kjo shifër në 2014-ën.

Por edhe përse ky tregues është ulur, bankat sërish vijojnë të tregohen të ngurta në ritmin e dhënies së huave për biznesin. Profesori i Ekonomisë Adrian Civici, thotë se situata duket pak paradoksale në momentin që sistemi bankar është likuid dhe vetëm një pjesë e vogël e depozitave jepen kredi.

Para disa vitesh bankat vendosën rregulla strikte për kredidhënien, pasi afro 1 miliard dollarë ishin hua me probleme. Sot ato shohin më me interes investimin e parave të qytetarëve në banka për bizneset jashtë.

Niveli absolut i depozitave u ul në fund të vitit 2018-ë me 13 miliard lekë, por e gjithë kjo shifër ka zbritur si rezultat i zhvlerësimit të euros. Afërsisht gjysma e depozitave në Shqipëri janë në monedhën europiane, duke bërë që mbiçmimi i lekut në tregu vendas të godasë edhe kursimet e qytetarëve.

Tv Klan