Kreditë me probleme  kanë shënuar rritje për të katërtin muaj radhazi.  Sipas të dhënave zyrtare të “Shoqatës së Bankave” në Prill huaja me probleme arriti në 20% nga 19.3% që ishte në muajin Mars dhe 18.2% që kishin zbritur në fund të vitit të kaluar.

Në kategorizimin e bërë nga “Shoqata e Bankave” vërehet se  kredia që klasifikohet pa shpresë kthimi në banka ka shënuar rritje me afro 2.7 miliardë lekë, krahasuar me muaji Mars. Ne total huatë e humbura qe kane mbi 356 dite vonese në Prill ishin afro 60.2 miliardë lekë.

Përvecc kredive të humbura, rritje me afro 3 miliardë lekë, ka shënuar edhe kategoria e huave që kanë nga 91 deri në 180 ditë vonesë.

Banka e Shqipërisë së bashku me institucione të tjera kanë nisur një plan ndërministerial për uljen e nivelit të kredive me probleme, por sërish ky nivel i huave problematike vazhdon të jetë i lartë.

Në vitin 2018 synohet që bankat të pranojnë vetëm deklaratën tatimore të bizneseve gjatë procesit të kredidhënies.

Sipas të dhënave nga bankat e nivelit të dytë janë afro 35 kompani të mëdha në vend që zotërojnë pjesën më të madhe të kredive me probleme.

Tv Klan