Kreditimi i ekonomisë nga bankat vazhdon të jetë pothuajse në ngërç duke qëndruar në të njëjtat nivele prej dy vitesh.

Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se pavarësisht lehtësirave monetare të ofruara nga Banka Qendrore për uljen e normës bazë të interesit, kredia në Gusht krahasuar me Gushtin e vitit tëkaluar u rrit me vetëm 0.1% ose 0.6 mld lekë më shumë.

Rritja i dedikohet vetëm huadhënies për individët që është përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar, duke u rritur me 4.1 mld lekë.

Ndërsa për bizneset, trendi vazhdon të jetë i njëjtë, në rënie.

Në Gusht, bankat kanë dhënë 4.7 mld lekë më pak kredi për bizneset.

Duket se një nga shkaqet që po mban kreditimin e ulët të korporatave në vend është niveli i lartë i kredive me probleme nga bizneset në banka.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë të këtij vitit treguan se kredia me probleme për bizneset u përkeqësua në këtë periudhë, krahasuar me fundin e viti 2015, ndërsa huaja me probleme për individët shënoi përmirësim duke u ulur.

Tv Klan