Përbërësit:

100 gr parmixhano

70 gr borzilok

5 kunguj jeshilë

1 fileto pule

1 patate

Trumzë

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Marinojmë fillimisht filetot e pulës me kripë, piper, tumzë, hudhër, vaj ulliri. Presim në kubikë pjesët jeshile të kungujve dhe një pjesë prej tyre i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Ndërkohë pjesën tjetër e vendosim në një tenxhere me pak ujë që të ziejë bashkë me pataten. Në një tjetër tigan skuqim fileton e marinuar dhe më pas e fusim në furrë për 5 minuta. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri vendosim trumzë, hudhër  dhe më pas shtojmë në të edhe kungujt e zier. Pasi të skuqen për pak të gjitha bashkë i vendosim në gotën e mikserit, shtojmë djathin e grirë, borzilokun, vaj ulliri, kripë, piper dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin, mbi të kungull të skuqur dhe filetot e pulës./tvklan.al