Përbërësit:

300 gr bathë

100 gr spinaq

50 gr parmixhano

2 domate

1 patate

1 qepë

1 karotë

1 spec djegës

1 domate

Bukë baguete

Pak borzilok

Pak hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë.

Në një tenxhere me pak vaj ulliri vendosim qepën që të skuqet, më pas shtojmë bathët, spinaqin, specin djegës dhe domatet. Pasi skuqen për pak, shtojmë patatet e ziera dhe pak ujë. Pasi të ziejë për pak minuta e kalojmë në blender dhe e bëjmë krem.

Presim në kubikë të vegjël bukën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, djathë të grirë dhe e vendosim në furrë që të theket. Vendosim në pjatë supën dhe mbi të bukën e thekur.

/tvklan.al