Përbërësit:

100 gr karotë

1 vazo misër

1 presh

1 hudhër

1 patate

1 domate

1 bukë baguette

1 qepë e kuqe

https://youtu.be/WGiRLFR3C68?t=6m32s

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me ujë të ngrohtë, shtojmë një tabletë pule. Në një tjetër tenxhere hedhim vaj ulliri dhe skuqim qepët, hudhrën dhe patatet. Në të shtojmë edhe kripë e piper dhe pasi i skuqim pak shtojmë misrin dhe karotën. Pasi i skuqim të gjitha bashkë i shtojmë bulion pule dhe në fund shtojmë preshin e grirë hollë. Në një tas përgatisim masën për brusketat, grijmë domate, i shtojmë borzilok, kripë, piper, hudhër dhe misër. Presim hollë pak presh e lyejmë me miell dhe e skuqim. Brusketat pasi i thekim i bëjmë me hudhër dhe më pas vendosim mbi to masën me domate borzilok dhe kripë e piper. Supën e përgatitur e fusim në blender dhe për dekor përdorim preshin e skuqur dhe brusketën.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al