Përbërësit:

500 gr patate

200 gr kërpudha champignon

100 gr krem tartufi

2 thelpinj hudhër

1 qepë e bardhë

1 baugete

1 domate

Trumzë

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim fillimisht trumzën, hudhrën dhe majdanozin. Më pas shtojmë në tenxhere qepën, kërpudhat dhe patatet. Pasi të skuqen për pak shtojmë edhe ujin, kremin e tartufit dhe i lëmë të ziejnë.

Presim në feta bukën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, hudhër dhe i fusim në furrë që të theken. Pasi të gjithë përbërësit në tenxhere të jenë zier i kalojmë në mikser, i bëjmë krem dhe është gati për tu shërbyer me bukë të thekur./tvklan.al