Alexei Navalny, i cili është kritik me presidentin Vladimir Putin, pasi la spitalin ka hedhur akuza kundër Presidentit të Rusisë duke thënë se ai tentoi ta vriste.

Deklaratës së liderit të opozitës i është përgjigjur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili në një reagim është shprehur se Navalny është agjent i CIA-s.

Ne besojmë se akuza të tilla të ngritura kundër presidentit rus janë plotësisht të pabazuara dhe të papranueshme. Shërbimet e sigurisë perëndimore po punojnë me të, kjo nuk është hera e parë që atij i janë dhënë udhëzime të ndryshme.

Unë mund të jem edhe më specifik: Specialistët nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA po punojnë me Navalnyn”, tha Peskov.

Nga ana tjetër Navalny është shprehur se do padisë si fillim zëdhënësin e Kremlinit dhe do kërkojë prova për deklaratat kundër tij./tvklan.al