Agjencitë perëndimore të sigurisë besojnë se Kremlini synonte të vriste liderin e opozitës Alexei Navalny.

Pas shumë analizave të kryera, mësohet se Navalny u helmua duke përdorur një element vdekjeprurës të njohur si Novichok, por në një dozë të vogël, ndaj dhe lideri i opozitë shpëtoi.

Diplomatët nga Britania, Franca dhe Gjermania tani po punojnë së bashku për të provuar që agjencia e armëve kimike OPCË të deklarojë zyrtarisht se Rusia ishte përgjegjëse për këtë sulm.

Testet për Navalny janë kryer në Gjermani, por janë dërguar dhe për një konfirmim në Francë dhe Suedi, dhe të gjitha rezultatet flasin se  në trupin e tij është gjetur elementi kimik i njohur si Novichok.

Navalny u helmua në Gusht të këtij viti dhe u shtrua në një spital në Gjermani. Ai qëndroi për gati një muaj në spital, pasi gjendja e tij ishte shumë e rënduar. Pas daljes nga spitali, Kremlini vijoi me kahmarrjen kundër Navalnyt duke i bllokuar atij të gjithë pronat dhe llogaritë bankare./tvklan.al