Pas bisedimeve në Stamboll, Kremlini në një deklaratë ka bërë të ditur se një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky është i mundur nëse arrihen marrëveshje të caktuara. 

 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk specifikoi se cilat marrëveshje do të kërkoheshin nga Rusia. Gjatë takimit në Turqi, negociatorët ukrainas e konsideruan të domosdoshëm një takim Putin-Zelensky.

Një takim Putin dhe Zelensky mungon që prej Dhjetorit të vitit 2019.

Klan News