Kremlini: Paqartësitë në zgjedhjet e SHBA, ndikim negativ për botën



Kremlini: Paqartësitë në zgjedhjet e SHBA, ndikim negativ për botën

12:59 05/11/2020

Kremlini tha sot se mungesa e qartësisë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit në SHBA mund të ketë një ndikim të madh negativ në ekonominë globale dhe botën në përgjithësi.  

Natyrisht, çdo mungesë qartësie në një nga vendet më të mëdha të botës me ekonominë më të fortë në botë, ka dhe mund të ketë pasoja negative për biznesin global. Por, para së gjithash, ne do të duhet të shohim sa do të zgjasë kjo periudhë e mungesës së qartësisë dhe se në çfarë mase do të ndikojë “, me këto fjalë është shprehur zyrtari i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Përderisa në një numër të madh shtetesh janë numëruar votimet, nga të cilat duket se demokrati Joe Biden i është afruar fitores për President të SHBA, zyrtarët po vazhdojnë numërimin e votave që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin.

Ndërkohë që, në rrugë kanë dalë edhe protestues të shumtë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për ecurinë e numërimit të votave./tvklan.al






Të ngjashme