churchsatJPGKremtimi i pashkëve ortodokse nisi të shtunën në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem.

Patriarku i Jeruzalemit, Theofilos nxorri flakën nga varri ku mendohet se u preh Jezu Krishti pas vdekjes mbi kryq dhe e përhapi për besimtarët.

Flaka shpërndahet në të kishat ortodokse në mbarë botën. Pasi mbërriti në Moskë, në mesnatë patriarku Kirill drejtoi meshën e shenjtë në katedralen e Krishtit Shpëtimtar.

I pranishëm ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri Dimitri Medvedjev.

Në Kiev, mesha e mesnatës në Katedralen Volodimirskij u drejtua nga Patriarku Fillaret. Presidenti Petro Poroshenko i pranishëm në meshë, uroi që Ukraina të shpëtojë nga agresorët.

Në ishullin Hios në Greqi, besimtarët zgjodhën mënyrën tradicionale, atë të të ashtuquajturës “Luftë e Fishekzjarreve”, mes besimtarëve të dy kishave që ndodhen përballë njëra tjetrës.

Flaka e shenjtë mbërriti edhe në Kishën e Shën Savës në Beograd, në meshën e drejtuar nga patriarku Irinej në Beograd.

Tv Klan