David Winser: 20 vite bashkëpunim, miqësi dhe krenari

Këndi Amerikan në kryeqytet pranë Biblotekës së Tiranës kremton 20 vjetorin e krijimit. Për këtë moment u organizua dhe një ceremoni e posaçme me pjesmarrjen edhe të ngarkuarit me punë në ambasadën e SHBA, David Ëisner.

 David Winser: Është një kanqësi të jem këtu me një sërë njerëzish mjaft familjarë. 20 vite miqësi, shkëmbim idesh, për 20 vite këta libra janë lexuar nga njerëzit në Tiranë, madje dhe fëmijët e mi kanë ardhur këtu. Është kaq e rëndëishme që dy vende e kuptojnë kaq mirë njëra tjetrën dhe bashkëpunojnë së bashku. Faleminderit të rinjve që janë sot këtu të pranishëm, ne jemi shumë krenarë që po festojmë këtë event.

Në këtë ceremoni, u treguan disa nga kujtimet përgjatë këtij rrugëtimi. Që nga ngjarjet e paharrueshme e deri te të ftuarit frymëzues. Një mesazh u përcoll dhe nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Blendi Gonxhja: Këtu kam derjtorin e ccmuar të bibliotekës kombëtare që jo më larg se dje ka qenë pjesë e kronikave të arkave të bananeve ku Biblioteka Kombëtare dhe Arkivi ynë ende ndodhet. Dhe kjo është një përgjegjësi dirkete e imja dhe zotohem para jush që mos jetë veëtm një fjalim thjesht falenderimi por të jetë një zotim, që aksioni ynë do të jetë i tillë që i kthehet dinjiteti dhe funksionaliteti.

Këndi Amerikan i Tiranës ka shërbyer si një hapësirë kumbuese dhe një qendër kreativiteti për të rinjtë shqiptarë për 2 dhjetëvjeçarë. Mijëra të rinj kanë vizituar Këndin Amerikan dhe kanë marrë pjesë në qindra programe të veçanta.

Klan News