Në ditën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në Bibliotekën Kombëtare u zbulua një ekspozitë e rrallë pullash me e imazhin e tij.
Më shumë se 30 vite i është dashur filatelistit Hysen Dizdari, për të plotësuar koleksionin e rrallë të pullave që ka në qendër Heroin tonë Kombëtar.
Ndër më të rrallat veçon ato që u prodhuan më 1913 nga Qeveria e Ismail Qemalit, me një tirazh të konsiderueshëm.
“Nis nga data 1 Dhjetor më 1913, është shtypur në Itali, si dhuratë për Postën Shqiptare. Ka tirazhin më të madh në 112 vjet. Ka mbi 2 mln kopje. Është i shpëndarë në 4 kontinenteve. Heroi jonë kombëtar përmes pullave, kartave postale është i shpërndarë në gjithë botën”.
Këtë koleksion me shumë vlerë, koleksionuesi Dizdari e ka përmbledhur në një libër me të cilin ka fituar disa çmime ndërkombëtare, në Itali, Kinë, Gjermani, etj.
Për 620 vjetorin e Lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe në Lezhë u mbajt edhe një veprimtari përkujtimore, ku u theksua rëndësia e përkujtimit të kësaj date, pavarësisht pasaktësive të mundshme historike mbi saktësinë e saj.
Figura e Skënderbeut u vlerësua për rëndësinë që i dha kombit shqiptar jo thjesht si një popull në mbrojtje, por një komb në ngritje.
Tv Klan