Kreu i bashkësisë islame thirrje për kujdes nga Covid

Në distancë duke respektuar masat anti-Covid besimtarët islam kanë falur namazin e Bajramit.

Në manifestimin qendror që tradicionalisht mbahet në xhaminë e madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës ka uruar besimtarët duke thënë se kjo festë kultivon ndjesinë e bujarisë .

“Feja islame angazhohet në formimin e një shoqërie të shëndoshë e humane. Nëse njeriu e lufton drejt këtë, do të shërbejë për të mirën  e shoqërisë”.

Ka kërkuar nga besimtarët kujdes maksimal gjatë vizitave në familje për shkak të pandemisë.

“Këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkaktuar probleme të mëdha. Uroj që të shërohen sa më shpejt të infektuarit. Ju ftoj të kenë kujdes gjatë vizitave sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar”.

Besimtarët islam në këtë festë i kanë uruar edhe krerët e institucioneve e partive politike në Kosovë.

Tv Klan