Përbërësit për krepin:

300 gr qumësht

150 gr miell

40 gr vaj kikiriku

2 vezë

Përbërësit për mushjen:

100 gr djath danez

1 fetë salmon

1 presh

1 pako djath kaçkavall i grirë

1 sallatë kaçurele

https://youtu.be/JyfIr-kC73w?t=6m20s

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas hedhim dy vezë, kripë, piper dhe i përziejmë me mikser. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin. Pasi kemi përgatitur brumin vendosim tiganin që të ngrohet dhe pjekim krepat.

Ndërkohë në një tigan shtojmë vaj ulliri, presh të njomë, pak hudhër dhe salmonin dhe i skuqim për të mbushur krepat. Në një tenxhere ziejmë disa fije presh, të cilët do t’i përdorim për të lidhur krepat. Mbushim krepat me salmon dhe presh, i lidhim me fije preshi dhe i fusim në furrë. Krepin e shoqërojmë me një sallatë me rukola dhe pomodorini.

/tvklan.al