Kryeministri Edi Rama takim me James O’Brien

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama ndërsa marrin pjesë, ndër të tjerë, edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në tryezën që do të zhvillohet të hënën merr pjesë edhe Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhejms O’Brajen, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.

Rama zhvilloi sot një takim të veçantë me O’Brajen përpara darkës së punës që u mbajt më pas.

Tryeza e së hënës do të diskutojë planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimin më të shpejtë të rajonit në BE.

Tv Klan