Platforma e dialogut, brenda javës në Kuvend

Nuk përfshihet taksa 100 përqind ndaj Serbisë

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i pasdites i delegaconit shtetëror për dialogun me Serbinë të cilët janë duke punuar në hartimin e platformës për dialog.

Platforma pritet të finalizohet brenda dy ditësh ndërsa deri në fund të javës pritet të jetë e gatshme për t’u proceduar në Kuvend për votim.

Platforma do t’iu dorëzohet të gjithë krerëve të shtetit dhe krerëve të partive opozitare për shqyrtim. Paradite delegacioni shtetëror për dialog ka takuar krerët e shtetit në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në takim Limaj ka thënë të jetë diskutuar vetëm çështja e platformës por jo edhe taksa. Serbia e ka ndaluar dialogun me Kosovën duke kërkuar fillimisht heqjen e taksës.

Ndërkohë, edhe marrëdhëniet ndërmjet Kryeministrit Haradinaj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tensionuar pikërisht për shkak të taksës së vënë nga qeveria ndaj produkteve serbe. Pikërisht për këtë arsye edhe një general amerikan ka anuluar vizitën në Kosovë.

Tv Klan

Kategori
KosovaTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*