Kreshnik Cani: Nëse nuk dënohet njeri për Sonilën, do denoncoj veten për pisllëqet që kam bërë




Kreshnik Cani: Nëse nuk dënohet njeri për Sonilën, do denoncoj veten për pisllëqet që kam bërë

18:09 18/05/2021

Kreshnik Cani, bashkëshorti i Sonila Canit që u gjet e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino të Italisë më 21 Mars, thotë se do të denoncojë veten e tij nëse nuk shpallet askush fajtor për vdekjen e gruas.

Në një intervistë ekskluzive nga Torino me gazetarin Spartak Koka për emisionin Uniko, Kreshniku shprehet se do të denoncojë veten për të gjitha paligjshmëritë që ka bërë.

Në emisionin e një jave më parë, Kreshnik Cani rrëfeu se ai dhe bashkëshortja e tij punonin “duke kërkuar lekun e thjeshtë”, duke nënkuptuar punën në rrugë të Sonilës.

Spartak Koka: Ti je i vendosur ti shkosh deri në fund të vërtetës?

Kreshnik Cani: Deri në fund. Dua të shikoj dhe deri ku do të arrijë shteti italian. Deri në fund. Në qoftë se nuk del një njeri, po e them këtu, në qoftë se nuk quhet një njeri me faj, unë do të denoncoj veten për pisllëqet që kam bërë, për punët që kam bërë. Sepse jam shumë i sigurtë që ajo (Sonila) nuk e ka bërë vetë. Atëherë më quani mua më mirë me faj se sa… Ekziston një lloj autodenoncimi kështu. Për këtë ngjarje të më quajnë mua më mirë me faj, të mos thonë që e ka bërë vetë (Sonila). Këtë version mendoj se duan shumë njerëz që unë kam bërë diçka.

Spartak Koka: Po ka shumë pikëpyetje Kreshnik prandaj po të pyes. Ti je i vetëm kundër të gjithëve në këtë histori apo jo?

Kreshnik Cani: Nuk kam frikë kundër të gjithëve. Ashtu është faktikisht. Në qoftë se unë doja të keqen e asaj vajze, nënës së djalit tim që mallkuar qofsha, unë mund ta kisha mbyllur shumë thjesht. M’u lutën kush e di sa herë policët kur isha në komisariat, e kam këtu dosjen, dhe për ne është vetëvrarë. Unë nuk e kam firmosur, por kam hapur denoncim. Nuk më leverdiste ta mbyllja atë çështje nëse unë do doja vdekjen e gruas time? Ai tha (policia italiane) e kam këtu dosjen që për ne është vetëvrarë.  /tvklan.al





Të ngjashme