Sonila Cani, 21-vjeçarja shqiptare që u gjet e pajetë në rrethana të dyshimta në banesën e saj në Torino të Italisë më 21 Mars, mund të ketë qenë shtatzënë.

Të paktën kështu është shprehur bashkëshorti i saj, Kreshnik Cani, në një bisedë telefonike që ka patur me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit Uniko, Spartak Koka.

Në këtë bashkëbisedim përmes telefonit, Kreshnik Cani thotë se ata kërkonin një fëmijë të dytë.

Madje, ai tregon gjithashtu se një ditë para se Sonila të gjendej e vdekur, kishte telefonuar ambulancën për shkak se 21-vjeçarja nuk ndihej mirë.

Bisedën telefonike me Kreshnik Canin e dëgjuan edhe prindërit e Sonilës, të cilët ishin të ftuar në studion e emisionit Uniko në televizionin Klan Plus.

Ata u shprehën se nuk ishin në dijeni për një shtatzëni të dytë të mundshme të vajzës së tyre. Babai i Sonilës, Dashnor Nazo, tha se Kreshniku i përmendi shtatzëninë e dytë të Sonilës kur ai shkoi në Itali për të tërhequr trupin e pajetë të vajzës.

Gazetari: Sonila mos ka qenë shtatzënë ?

Kreshnik Cani: Ne kërkonim, ne kërkonim ore fëmijë tjetër…. Është e vërtetë që ne kërkonim fëmijë tjetër. Por unë nuk e di nëse ishte shtatzënë apo jo. Ne kërkonim faktikisht fëmijë tjetër. 

Gazetari: Pyetja është…

Kreshnik Cani: E di dhe këtë gjë. E di kush ma ka thënë këtë gjë mua. Këtë pyetje që po më bën ti mua ma ka thënë Leonardi herën e fundit që më thoshte se ka bredhur ka bërë andej – këtej. E ka thënë Dashi në Shqipëri që ishte shtatzënë. Këto janë fjalët e mija faktikisht i kam thënë unë të atit të Sonilës, Dashit. I kam thënë ka mundësi që ajo do të dalë dhe shtatzënë, por muhabeti është se ne kërkonim fëmijë. Kërkonim të dy fëmijë.

Gazetari: Po mirë…

Kreshnik Cani: Tani të shikojmë autopsinë, analizën. Po të ketë qenë shtatzënë do dalë ajo gjë ma merr mendja. Në qoftë se është shtatzënë, në qoftë se me kë e kishte a nuk e di.

Gazetari: Fakti që ajo ka qenë dhe sëmurë apo jo. Ditët e fundit?

Kreshnik Cani: Një ditë më përpara kishte si të ftohtë keq fare. Unë mora ambulancën dhe një ditë më përpara.

Gazetari: Këtë nuk e dija unë.

Kreshnik Cani: Prit ambulancën të vijë. Prit ambulancën të vijë. Epo tani unë o Spartak kam mendje. Ti e di që unë jam në gjendje të flas, t’i mbaj mend gjërat perfekt qysh janë. Nuk mbaj mend unë më ç’a po bëhet. Ju po më bëni budalla me pahir ju.

Gazetari: Edhe një pyetje tjetër. Jo, jo.

Kreshnik Cani: Thua ti jo, jo. Unë kam një ngarkesë shumë të madhe në tru. Edhe ty unë nuk do të përgjigjem më o vlla.

Gazetari: E kuptova.

Kreshnik Cani: E di ç’a do të bëj unë tani e tutje. Do të jap numrin të kontaktosh drejtpërdrejtë me avokatin tim se unë s’kam çfarë të bëj më. Unë çfarë kisha për të folur t’i thashë të gjitha.

Gazetari: Po flasim për një pistë të re për një shtatzëni të mundshme.  Që mund të ketë pirë kokra.

Kreshnik Cani: Çfarë mund të ketë pirë ?

Gazetari: Mund të ketë pirë kokra, që mos ta mbante dhe mund të ketë patur gjakderdhje.

Kreshnik Cani: Dhe çfarë i bie që mund të ketë vrarë veten ëëë?

Gazetari: Jo, nuk e di unë këtë.

Kreshnik Cani: Jo e burrë nuk bëhet fjalë fare. Ajo është e vërtetë që ka patur ato probleme. Por nuk ishim aq të shqetësuar sepse nuk… Ne faktikisht kërkonim fëmijë. Kërkonim një fëmijë tjetër dhe prandaj donim të merrnim dhe vjehrën këtej. Se.nuk di ç’a të them më o burrë. Unë e doja atë vajzë, ajo më donte mua ore. Ore s’ka nevoje të pyesësh asnjë njeri, unë e di mirë qysh kam kaluar me atë vajzë ore. Çdo njeri flet sipas mendjes së vetë. Për shembull, çfarë do marrësh ti në intervistë, nuk e di çfarë do marrësh, ndoshta për ata njerëz unë ndoshta jam negativ. Do flasin keq për mua. Aq do populli. Ti më mbylle portat për në Shqipëri mua. Unë nuk vij dot më në Shqipëri.

Gazetari: Kështu thonë të gjithë. Edhe pala tjetër të njëjtën gjë thonë.  Ti e shikon të ardhmen se ti je gjallë ndërsa Sonila ka vdekur.

Kreshnik Cani: Nuk e shikoj dot o Spartak se çfarë do t’i mbush mendjen njerëzve se sa e doja unë atë çupë të vete të var dhe unë veten tani, kështu i bie.

Gazetari: Jo, përse duhet të varësh veten ti.

Kreshnik Cani: Që t’ju mbush mendjen njerëzve. Ju po më detyroni mua Spartak.

Gazetari: Nuk ke përse të varësh veten. Nuk po të detyron asnjeri.

Kreshnik Cani: Nuk e di tani nëse ti do të mbushësh ato minuta ato kohë të emisionit hajde të gjejmë ndonjë gjë tjetër por jo të veshësh të marrësh plakën time dhe t’i thuash a e di ti që Niku bënte zhigolo. Unë të thashë që as njerëzit e mi nuk e dinin të vërtetën se çfarë bëja. Edhe këta injorantët nuk e dinin çfarë bëja. Nuk e dinim me tërë mend se çfarë bënim ne në të vërtetë. Ajo (Sonila) dilte tek rruga atje, por nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit të tërë ore. Që prostituoja unë vetëm me atë çupë. Isha dhe unë në punë. Do të të dërgoj unë faqen komplet në moska rosa.

Kreshnik Cani: Juve ju ha meraku se unë përfitoja nga ajo çupë. I q*** motrën nuk është e vërtetë. Unë kam pasur lekë të paparë.

Gazetari: O Kreshnik, se po flasim hapur. Një gjë është e sigurt, Sonila ka vdekur për vendin e punës.

Kreshnik Cani: Ka vdekur për vendin e punës se ia kanë bërë çupat e veta. Ia kanë bërë ato shoqet që ishin atje, gjasme shoqet. Ato janë kanë bërë të gjithë me Leonardin dhe këta të tjerët kanë luajtur lojën.

Gazetari: A ekziston mundësia që Sonila të jetë vetëvrarë ?

Kreshnik Cani: Jo, për mua jo. Për mua jo or vlla. Nuk e pranoj unë gjallë në botë këtë gjë. Ti në qoftë se je i interesuar… Ti a ke marrë ndonjë autopsi ? Pse nuk merr telefonata ti? Përse nuk lidhesh ti?

Gazetari: Jam lidhur unë.

Kreshniku: O vlla o vlla, tani se dhe unë kam dyshime se po më thoni ka vrarë veten, ka vrarë veten. Unë ngela i shokuar në fillim se ç’ne e gjeta në këtë mënyrë. Fundi i botës për mua. Tani kur mua më mungonin gjërat në shtëpi. Të tërë njerëzit kështu thonë  ka marrë lekët, ka bërë lekët… unë lekët i kisha në dorë i merrja kur të doja. Ajo nuk më thoshte njëherë jo mua, për asnjë gjë. Dhe unë nuk i thoja asnjëherë jo. Unë e lyeja vetë ore, e lyeja vetë atë çupë. Do t’i lini këto muhabete se nuk është kështu ore. Kishte shenja ajo, qysh i ka bërë vetë ajo ato shenja ? Qysh e ka vrarë veten o Spartak?

Gazetari: Unë po të pyes për një variant që po qarkullon që nga dita e parë. Varianti i parë është vetëvrasje apo jo?

Kreshnik Cani: Po pse njerëzit e dinë këtë gjë. Këtë gjë e di vetëm autopsia dhe ekspertiza që ka ardhur. E ka prokurori në dorë vetëm ai e di çfarë ka ndodhur. Autopsia ka dalë faktikisht. Autopsia vajtur në duart e prokurorit. Një diçka ka që nuk shkon. Sepse po të ishte vetëvrarë do ta kisha marrë një kopje thjesht unë shumë thjeshtë. /tvklan.al