Edhe për vitin 2003 qeveria nuk u premton gjendje më të mirë shqiptarëve. Sindikalistët mendojnë kështu duke parë krizën energjetike dhe një buxhet me taksa të rritura. Marrëveshja e nënshkrua mes qeverisë dhe sindikatës në muajin Prill, nuk është zbatuar plotësit. Qeveria nuk përmbushi këto angazhime për rritje ekonomike.

Gëzim Kalaja: Kriza energjetike po vazhdon dhe efektet e saj janë edhe më shkatërrimtare për jetën ekonomike dhe civile të vendit. Bizneset dëmtohen rëndë dhe shkojnë drejt shkatërrimit. Ndërsa jeta e qytetarëve të dënuar me terrorin e zgjatur të errësirës po bëhet e padurueshme.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura fton këtë fundviti punonjësit shqiptarë që të mos i nënshtrohen gjendjes së rëndë, por të nisin frymën e protestës dhe frymën e solidarizimt për dalje nga kjo krizë./tvklan.al