Presidenti i parlamentit gjerman, Norbert Lammert apeloi politikën shqiptare për kompromis në arritjen e reformave dhe si rritjen e demokracisë.

“Demokracia nuk nënkupton vetëm vullnetin e shumicës, por edhe respektimi i të drejtave të pakicës. Duhet të jeni të përgatitur të bëni kompromise, pasi kjo është mënyra e vetme për forcimin e demokracisë”.

Duke u shprehur mbi procesin e anëtarësimit, Presidenti i Bundestag, tha se sheh pak vende që do të kenë mundësinë e futjes në BE. Një ndër to është edhe Shqipëria, por e rëndësishme është të realizohen prioritetet, mbi të gjitha Reforma në Drejtësi.

“Procesi i anëtarësimit nuk është automatik. Pavarësia e Drejtësisë nëpërmjet reformës, duhet të jetë e garantuar, jo vetëm e shprehur. Ky është kusht i domosdoshëm. Shqipëria është një nga pak vendet që shoh më pranë anëtarësimit. Unë do të uroja që të ketë një proces reformash sa më të shpejtë dhe konsekuent, i cili do të mund të realizohet përmes arritjes së premisave, për të vendosur bazat e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

lammert-nishani

Presidenti i Bundestagut, Lammert u prit në një takim edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Dy autoritetet vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti Bundestagut i shprehu Nishanit mbështetjen e Gjermanisë ndaj vendit tonë në proceset integruese.

Lammert pati një takim edhe me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si dhe Kryeministrin Edi Rama.

Erjon Todhe/Tv Klan