Qalliu: Nuk i kam dhënë deputetit certifikata për t’i shpërndarë

Drejtori i Kadastrës së Lushnjes, Arben Qalliu, është i pari zyrtar shtetëror që përballet me pasojat e vendimi të KQZ-së për mospërdorimin e aseteve dhe funksioneve shtetërore për qëllime të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ai u paraqit në një seancë dëgjimore në KQZ ku dha shpjegime para komisionerit, Ilirjan Celibashi, për shpërndarjen e certifikatave të legalizimeve në aktivitete publike ku kishte marrë pjesë edhe deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela.

Qalliu tha se nuk ka qenë pjesë e këtyre aktiviteteve dhe mohoi gjithashtu t’i ketë dhënë leje legalizimesh deputeti të PS, Bujar Çela, me qëllim që ky i fundit t’i shpërndante në takime elektorale.

Lidhur me këtë rast, komisioneri Celibashi tha se do të marrë vendim në një moment tjetër.

Tv Klan