Kreu i KE: Tirana e Shkupi meritojnë vendim pozitiv

Posta

Kreu i KE: Tirana e Shkupi meritojnë vendim pozitiv

19:32 17/10/2019

“Për fat të keq shenjat nuk janë pozitive”

Presidentja e Komisionit Europian, gjatë punimeve të samitit të liderëve të Bashkimit Europian, u kërkoi atyre, që të mbajnë premtimin për çeljen e negociatave pasi Shqipëria dhe Maqedonia tha ajo, i kanë bërë përmbushur kushtet ndërsa BE duhet të realizojë detyrat e saj. Megjithatë, Ursula von der Leyen u shpreh skeptike për një vendim pozitiv të Këshillit Europian.

“Për fat të keq, shenjat nuk janë pozitive që të merret një vendim. Unë për vete jam fort e bindur që të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha që t’i afrohen standardit europian, ndaj dhe unë e mbështes shumë dhënien e një sinjali pozitiv.”

Në favor të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut është shprehur në ditën e parë të samitit të Këshillit Europian, Presidenti i ri parlamentit, David Sassoli.

“Janë dy vende që kanë kërkuar anëtarësimin. Pozicioni i parlamentit është që t’i hapë rrugën. Mbështes idenë e një Bashkimi Europian që kërkon sakrifica  e ndryshime. Këto sakrifica e ndryshime pranohen dhe duhet të respektojmë fjalën e dhënë.”

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Tiranën dhe Shkupin do të merret paraditen e së premtes, në ditën e dytë të samitit të Brukselit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi