Dvorani: Hetimi zhvillohet në prokurori, jo me filma

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka dhënë shpjegime  për më shumë se tre orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me padinë që Presidenti Ilir Meta depozitoi ndaj tij duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit. Pas daljes nga organi i akuzës, Dvorani iu përgjigj me ironi akuzave të presidentit që publikoi ehe një video.

Për këtë situatë do jetë prokuroria që do japë vlerësimin, vendimin. Unë nuk mund të flasë me detaje, por hetimi nuk zhvillohet në media, tv e gazeta, Unë kam dhënë shpjegime se pse ka ndodhur gjëja. Nuk është e mira që ti shtrojnë çështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit.”

Ardian Dvorani sqaroi se nëse ndaj tij do të hapet një çështje penale, atëherë nuk do të mund të ushtrojë më detyrën në krye të KED.

Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë, nëse anëtari është në ndjekje penale pengohet të ushtrohet funksioni. Por këtë do të çmojë përbërja e këshillit.”

I pyetur nëse do të bënte një kallëzim ndaj presidenti Meta, Dvorani e mohoi një fakt të tillë.

Po kjo nuk është garë, duhet të jemi shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, nuk kam elektorat asgjë, nëse jam i detyruar dhe shoh se ka një fakt penal do e bëj një kallëzim. Unë llogaris raportin tim me kushtetutën në ligjin, jo me të tjera”.

Gjyqtari i vetëm i mbetur në Gjykatën e Lartë tha se situata në këtë institucion është e rëndë pasi  numri i dosjeve që presin radhën për gjykim ka shkuar në 35 mijë.

Tv Klan