Kryetari i Komunës së Gjilanit në Kosovë, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve të saj në Shqipëri të cilët u helmuan nga kërpudhat.

Haliti nëpërmjet një telegram ngushëllimi kërkon që rasti të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet e Shqipërisë.

E nderuar familje Haliti, me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. “Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telergram. /klankosova