“Akuzat dëmtojnë krerët e UÇK-së në Hagë”

Në krah të Lulzim Bashës, 5 vjet pasi e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” i Mitrovicë, kreu i kësaj komune, Agim Bahtiri i cilësoi të ulëta akuzat ndaj kryedemokratit, se gjatë luftës në Kosovë ka qenë hetues i UÇK-së.

Shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu”.

Apeli i kryetarit të Komunës së Mitrovicës shkoi për bashkim të partive politike në të dy anët e kufirit.

Të bashkohen sot si një trup sepse kemi një tragjedi, sepse Kosova është në një stad të keq dhe të brengosur, sepse UCK sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht

Edhe për Lulzim Bashën sfidat me të cilat po përballet Kosova kërkojnë solidarizimin e institucioneve në të dy vendet.

Dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida”.

Vetë kreu i opozitës pak ditë më parë në emisionin “opinion” i hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Tv Klan