Shoqërohet nga kreu i Ambasadës Shqiptare, Majlinda Dodaj

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, i shoqëruar nga kreu i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan znj. Majlinda Dodaj, takoi ditën e sotme në selinë e shenjtë Papa Françeskun.

Në të parin takim të tillë të kreut të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë me Atin e Shenjtë, u diskutua marrëdhënia e shtetit dhe feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.

Një punim artistik ku janë minarja e xhamisë së Et’hem Beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, ishte dhurata simbolike nga Haxhi Spahiu për Atin e Shenjtë.

Të shoqëruar nga kreu i Ambasadës tonë në Vatikan, znj.Majlinda Dodaj, delegacioni i Komunitetit Mysliman Shqiptar patën një takim edhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Gallager si dhe me kreun e Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar kardinalin Guixot./tvklan.al