Kreu i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sot është bërë publike dhe axhenda e tij nga e cila mësohet se Konjufca do të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Edhe pse më herët ishte raportuar se Konjufca mund të takohej dhe me Kryeministrin Edi Rama, duket se ky takim nuk do të zhvillohet.

Axhenda e plotë e takimeve:

10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp)

11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Vendi: Presidencë

12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Vendi: Selia e PD-së./tvklan.al